Dokumentar/ Vdekje në burgjet greke e Pëllumb Marnikollaj. A ishte një vetvrasje, apo një vrasje?!

0
148

Dokumentar mbi vrasjen e lezhjanit Pëllumb Marnikollaj në Komisariatin e Policise Ano Patisia në Athinë, 3 gusht 2016.

Gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja para pak ditësh ka publikuar një dokumentar në lidhje me vrasjen e shqiptarit Pëllumb Marnikollaj, në burgjet greke.

Kalaja në dokumentarin e tij thotë se gjatë investigimit është vërtetuar që Pëllumbi është dhunuar në komisariatin e Policisë greke.

Ja çfarë shkruan gazetari në përshkrimin për dokumentiarin që paraqet fakte të reja për këtë rast, ku në disa pjesë pamjet janë shumë të rënda:

Nëpërmjet këtij investigimi tregohet se si është dhunuar deri në vdekje  Marnikollaj, megjithëse policia greke pretendon se ai është vet-hedhur nga godina e policisë në Patison, Athinë.

A ishte një vetvrasje, apo një vrasje?! Perse ekspertiza mjeko-ligjore greke është kontradiktore me ekspertizën mjeko-ligjore shqiptare?! Perse u munduan t’a fshihnin trupin e pajetë të Pëllumb Marnikollaj në varrezat e personave të panjohur në Athinë?! Përse Ambasda shqiptare në Greqi nuk e njoftoi familjen Marnikollaj nga Lezha, për humbjen e familjarit të tyre?!

E verteta është se populli grek nuk u pajtua me versionin e policisë për rastin “Marnikolaj”, madje ata oganizuan një protestë para komisariatit të policisë dhe gjuajten drejt tij tullumbace me bojë të kuqe, që simbolizonin gjakun e Pëllumb Marnikollaj. Megjithëse kanë kaluar më shumë se 2 vite, ende nuk është bërë drejtësi dhe kjo çështje po zvarritet me dashje nga institucione të caktuara në Greqi. Familja Marnikollaj nuk dorzohet! Ata kanë autorizuar avokatet më të mirë për të bërë drejtësi edhe në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, thënë ndryshe Gjykata e Strasburgut.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here