ARRSH nis procedurën e shpronësimit…

0
86

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka përfunduar procesin e verifikimit dhe matjeve për 46 objekte që preken nga projekti i rehabilitimit të Unazës së Madhe të Tiranës, segmenti Pallati me Shigjeta – Sheshi Shqiponja.

Sipas Ministrisë së Transporteve, pronarët e këtyre objekteve, të shtrira përgjatë tre loteve të këtij segmenti kishin dorëzuar dosjet e dokumenteve të pronësisë pranë institucionit dhe ARRSH në respektim të detyrimit ligjor ka kryer verifikimin dhe matjen në funksion të procedurës së shpronësimit.

“Aktualisht, ARRSH po bën gati dosjet e shpronësimit për këto objekte të para për ti përcjellë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë e më tej në Këshillin e Ministrave ku do të miratohet shpronësimi”, thuhet në njoftim.

Autoriteti u bën thirrje banorëve të objekteve që preken nga projekti i të paraqesin sa më shpejt dokumentacionin e pronësisë për të përfituar dëmshpërblimin, përndryshe siç thuhet në deklaratë, ARRSH do të zbatojë dispozitat ligjore duke i trajtuar si subjekte të cilat nuk disponojne dokumente pronësie.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here