Akoma më pyesin pse nuk martohesh, Majk ironizon vajzat…

0
139

Majk është përfolur shpesh në media për lidhjet e tij të dashurisë të paqëndrueshme. Megjithatë duket se ai paska një arsye përse nuk ka arritur të ketë një marrëdhënie serioze deri më sot. Reperi ka bërë një postim në rrjete sociale në të cilën ironizonte vajzat e Kosovës.

 

“Këpucët 1000 euro, ‘Iphone’-in 1000 euro, çantën e dorës 1000 euro, e rrogën e kanë 300 euro, ose janë pa punë…femrat në qytetin tim, wow si e bëni këtë, domethënë ju jeni mrekulli”, – ka shkruar Majk.

Ai ka shtuar se nuk arrin ta kuptojë se si vazhdojnë ende ta pyesin pse nuk martohet ose pse ndahet, duke ditur si është situata.

“Edhe akoma më pyesin pse nuk martohesh, ose pse ndahesh, njerëz idiotë…edhe unë jam në Kosovë more hej dhe kjo nuk është as për të qeshur”, – shkruan Majk. Pas postimit të tij fansat janë ndarë në dy pjesë, disa prej tyre bien dakord me mendimin e reperit, e ndërsa disa të tjerë thonë se nuk duhet t’i gjykojë të gjitha vajzat në këtë mënyrë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here