Zbulon Kryemadhi: Herën e parë Rama e kandidaoi Veliajn vetëm se ja kërkoi me forcë Sorosi

0
85

 Kryetares së LSI-së foli sot ne mbremje për emisionin ‘5 Pyetje nga Babaramo’ ku tha se rol kryesor ne kandidimin e pare te Veliajt kishte Soros

Ka shumë analistë që thonë se ky është duke bërë ushtarin e Edi Ramës dhe duke i kërkauar një mandat të dytë Edi Ramës?

Më falni, por unë këtë kam qenë duke thënë, që ky zotëri ka bërë punë dhe Edi Rama, duke qenë se ka një popullaritet më të madh se Edi Rama, kërkon ti ulë popullaritetin Erion Veliaj, e merr dhe e bën ushtarin e vet, e detyron që të shkeli ligjin për të krijuar dhe për ti ulur veshët apo jo sepse nuk duron dot zhurmën e aludimeve të tjera që po i rritet si një figurë paralele përballë Edi Ramës, dhe ne e dimë shumë mirë se ndoshta ju nuk e dini që Edi Rama nuk ka qenë favorit i Erion Veliajt, por e kanë kushtëzuar faktorë të huaj ndërkombëtar për ta kandiduar Erion Veliajn në Tiranë, kanë qenë kandidatura të tjera për këtë gjë, atëherë si mund ta pranonte Edi Rama një figurë që rritet politikisht, rritet ekonomikisht dhe po fillojnë të marrin territor financiar.

Kush e detyroi Edi Rmaën që të kandidonte Erion Veliajn?

Sorosi, Aleksandër Soros, ka qenë një ndër ndërhyrësit kryesor për kandidimin e Erion Veliajt.

Si mund të vendosi ai, të imponojë Edi Ramën për Erion Veliajn? Pse qeverinë Shqiptare kush e drejton?

Edi Rama është vegël e një mekanizmi, të një skeme ndërkombëtare të grabitjes dhe të destabilizimit shqiptar. Kështu që kjo është shumë e thjeshtë, ajo që më bën përshtypje është që unë mendoj që këto portale, këta individë apo kushdo qofshin këta duhet të kuptojnë një gjë, ose duhet të ndahen përfundimisht nga urrejtja, sepse urrejtja mund t’jua ketë veshur sytë dhe neveria, dhe ndoshta ka një farë të drejte, por kjo nuk do të thotë që duhet tu heqësh të drejtën njerëzve për të qenë objektiv, sepse unë mendoj që njerëzit duhet të jenë objektiv. Janë në diskutim dhe ne do të arrijmë në një përfundim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here