Shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, në pranga shtetasit

0
128

Të paktën dy persona janë arrestuar në flagrancë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në Vlorë. Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasit  T.T 51 vjeç dhe Y.Ç 58 vjeç.

Arrestimi i 51-vjeçarit, banues në Tiranë, është bërë në aksin rrugor Vlorë-Orikum, pasi makina e tij  është aksidentuar me bordurën anësore.

Ndërsa policia raporton se si pasojë  e përplasjes janë dëmtuar  edhe dy pasagjerët që ndodheshin në mjetin tip “Mercedez Benz”, shtetasit S.T dhe G.T.

Nga ana tjetër 58-vjeçari, banues në Vlorë, është kapur në gjendje të dehur në timon, në vendin e quajtur “Bishti i Kalldrëmit” dhe menjëherë ka rënë në prangat e policisë.

“Policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetas për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugorë.

  • T. T, 51 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë në aksin rrugorë Vlorë-Orikum pasi duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy pasagjerët që ndodheshin në këtë mjet S.T dhe G.T, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

  • Y. Ç., 58 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë në vendin e quajtur “Bishti i Kalldrëmit” Vlorë pasi ky shtetas është kapur duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë”, parashikuar nga nenet 291 dhe 290 të Kodit Penal”, njofton policia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here