Rrënqethëse/ Apeli i fëmijës: Z. Rama ju lutem mos ma prishni shtëpinë, dua të jetoj siç jetojnë dhe fëmijët e tu…

0
84

Shtëpia e tyre pritet të shembet nga projekti për ndërtimin e Unazës së Re.

Është familja Nuro në zonën e Unazës së re, e cila përbëhet nga 9 anëtarë, thënë ndryshe nga 4 breza.

BOOM ishte në familjen Nuro. Kryefamiljarja, të cilës i ka vdekur bashkëshorti dhe fëmijët i ka rritur jetim, tregon se shtëpinë e kishte futur për legalizim, por ALUIZNI para pak ditësh u ka sjellë njoftimin se është skualifikuar.

Denoncuesja: Jam kryefamiljare e kësaj familje prej 9 anëtarësh. Këtë shtëpi kishim mbështetje dhe e bëmë me emigracion. Vajti burri 8 vjet në emigracion. Siç erdhi, pas tre vitesh përfunduam shtëpinë. Burri më la fëmijët, i kam rritur me vështirësi të mëdha duke punuar nëpër familje. Ma dinin hallin, u thosha që atë punë që do bëja sot të merrja lekët që të merrja diçka për shtëpinë, fëmijët kërkonin bukë. Dhe sot këta fëmijë që filluan të mbajnë veten ngelën pa shtëpi. Mos të shikojë Edi Rama familjet që kanë nga 7 apo 8 shtëpi. Duhet të mendoj dhe për këta që janë në hall.

Brenda në shtëpi, kryefamiljarja mban dhe nënën e saj pasi vëllezërit i janë vrarë në vitin 1997.

E moshuara: Djemtë mi vranë të dy, nusja është në Greqi dhe kam dy vjet që i kam zënë derën gocës. Po bëj sot dhe 2 vjet.

Nusja e djalit të kryefamiljares: Vetëm im shoq punon. Këtë fëmijë që po mbaj në prehër i dua 200 mijë lekë ilaçe se ka lindur me astmë. Unë kam hapur një banesë sociale si ato që po ofron Erion Veliaj këtu në shtëpinë time. Kam nënën time që është e verbër dhe po e mbaj që 5 vjet se më ka vdekur babai.

Gjyshen e burrit kemi dy vjet që po e mbajmë bashkë më nipin që e ka rritur 1 vjeç e gjysmë se ja shembën shtëpinë atje, se ishte rrezik shembje. Djali i madh parmbrëmë, punonin skrepat gjithë natën, ishte ora 12:30 u ngrit i trembur e më tha: Mami erdhën me na prish shtëpitë! U tromaks djali.

Djali 10 vjeçar: Z. Edi Rama ju lutem mos ma prishni shtëpinë se unë dua të jetoj siç jetojnë dhe fëmijët e tu në një shtëpi me çati, jo pa çati siç do ma bëni mua ju.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here