Me video! Të marrim shembull Francën e mrekullueshme! Dhe zjarrfikësit i kthejne shpinën politikanëve

0
98

Ne kohen që në Francë protestat për kundërshtimin e rritjes së çmimit të karburantit vijojnë vrullshëm, një tjetër moment ka marrë vëmendje dhe po bën xhiron në rrjet.

Reagimi i zjarrfikësve përballë qeveritarëve në Paris është duartrokitur nga të gjithë. Në një video ata shihen teksa u kthjejnë shpinën politikanëve në shenjë proteste ditën e shtunë gjatë kremtimit të “Holy Beard”, Shenjt mbrojtës i zjarrfikësve.

Ky gjest erdhi si shprehje e pakënaqësisë kundër shkurtimeve në vendet e tyre të punës.

Gjithçka ndodhi në nisje të ceremoniës. Zyrtarët që ishin vendosur përballë tyre kanë mbetur të shtangur dhe pa ditur si të reagonin.

Zjarrfikësit u kthyen shpinat zyrtarëve, përfshirë Gilles Bourdouleix, kryetar i Bashkisë Cholet dhe përfaqësuesit të zonës. Ndërsa mediat vendase raportojnë se në shënjestër të veprimit të tyre ishte veçanërisht, Patrice Braud.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here