Kryemadhi: Projekti i Unazës së Re është në vlerën totale 100 milionë euro…

0
104

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi është e ftuara e kësaj të hëne në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, në Report Tv, ku po i përgjigjet pyetjeve që prekin jo vetëm aktualitetin politik, por edhe hapat e mëtejshëm të LSI-së në raport jo vetëm me reformat që kanë të bëjnë me integrimin e Shqipërisë në BE, por edhe me bashkëpunimin politik të forcës që ajo drejton në koalicionin opozitar.

Kryemadhi është pyetur nga moderatori Ilir Babaramo, nëse ka ndonjë mënyrë për të zhbllokuar reformën në drejtësi, apo çështjen e mandateve të opozitës, afatet e të cilëve janë drejt skadimit.

Po ashtu, Kryemadhi do të pyetet edhe lidhur me qëndrimin e LSI-së mbi punën e deritanishme të komisionit të reformës zgjedhore, apo si dhe për platformën e hedhur së fundmi nga Peja nga ana e kryeministrit shqiptar Edi Rama për një bashkim kombëtar të Shqipërisë dhe Kosovës.

Kryemadhi tha se Projekti i Unazës së Re është në vlerën totale 100 milionë euro.

“Opozita nuk është e angazhuar në protestë. Protesta është e banorëve. Ne mbështesim banorët. rezenca e deputetëve të LSI-së së Qarkut Tiranë është detyrë, sepse LSI-ja ka marrë vota në atë zonë”-deklaroi Kryemadhi.

Lidhur me aksionet e opozitës, kryetarja e LSI-së u shpreh se janë vettingu në politikë, vetingu i koncensioneve, dhe analiza e buxhetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here