Ja si shkohet në finalen e Europianit. Kuqezinjtë rënditen…

0
77

Është shumë herët për të bërë llogari, por sigurisht që një lloj ideje duhet të krijohet që tani. Për të siguruar kualifikimin në fazën finale të Europianit, kuqezinjtë duhet të renditen në një nga dy vendet e para. Dhe për ta bërë këtë, sigurisht që duhet të fitojnë 4 ndeshjet që do të luhen me dy skuadrat e vazos së pestë dhe të gjashtë, Moldavinë dhe Andorrën.

 

Kombëtarja dhe Panuçi duhet të marrin 12 pikë në këto ndeshje dhe pastaj të masë forcat me Islandën dhe Turqinë. Në rast se do të lërë pikë ndaj këtyre dy skuadrave që në letër janë më të dobëta, atëherë do të ndërlikonte gjithçka dhe do të shpresonte që edhe Islanda me Turqinë të linin pikë. E thënë më thjesht ndeshjet e Kombëtares në këtë eliminatore ndahen në tri kategori: Ato që duhen fituar patjetër, finalet me Islandën dhe Turqinë dhe 2 bonuse me Francën.

4 FINALE- Dhe nëse supozojmë që kuqezinjtë do të bëjnë detyrën me skuadrat si Moldavia dhe Andorra, atëherë lind një tjetër objektiv, të marrin rezultat pozitiv ndaj Turqisë dhe Islandës të paktën në Shqipëri. Por, çfarë quhet rezultat pozitiv? Ndoshta një barazim dhe një fitore nuk do të ishin keq, edhe pse më e mira do të ishin 2 fitoret në ndeshjet si pritëse. Kombëtarja duhet të shfrytëzojë në maksimum efektin fushë dhe mbështetjen e tifozërisë, e cila do të jetë e madhe edhe në transfertë. Por, me dy rezultate të mira në vendin tonë, do të shkonte më e qetë në transfertë ndaj Islandës dhe Turqisë, sepse në këtë mënyrë do të fitonte pikë edhe në renditjen përfundimtare nëse shmang humbjet.

2 BONUSE- Por, Kombëtarja shqiptare do të luajë edhe 2 ndeshje të tjera në këto eliminatore të Europianit me Francën, të cilat janë si bonuse. Kuqezinjtë i dinë mjaft mirë diferencat që kanë me kampionët e botës, por do të futen në fushë me besimin për të marrë ndonjë kënaqësi, ndoshta edhe ndonjë pikë: duke përfituar nga ndonjë nënvlerësim që “gjelat” mund të bëjnë për Shqipërinë ose me ndonjë mrekulli si ajo e Ergys Kaçes në Elbasan dhe e Mavrajt në Paris. Në Europian u hapëm gjithashtu probleme, por ata ia dolën të merrnin 3 pikët me 2 gola në fund.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here