Standard.al

Habit Pandeli Majko: Kam kontratë me Ramën që të mbyll gojën në publik

0

Pandeli Majko, Ministri për Disaporën,  nuk mori pjesë në votimin e parlamentit për Teatrin Kombëtar.

Kujtojmë se Majko është larguar nga parlamenti pasi ka pasur një debat me kryeministrin Rama.

Në lidhje me bisedën që pati me kryeministrin Rama, Majko është pyetur rreth saj pasi ajo nuk u zbardh.

Ministri nuk pranoi të tregonte se çfarë debatoi me Ramën brenda sallës së Kuvendit, ditën kur u votua për shembjen e teatrin, për shkak të një ‘kontrate’.

Pjesë nga biseda

Gazetari: Mund të na tregoni se çfarë folët bashkë në Kuvend në lidhje me Teatrin

Majko: E pse duhet ta them unë këtë?

Gazetari: Për interes të publikut

Majko: E pse i intereson publikut kjo?

Gazetari: Ti pse nguron ta tregosh këtë?

Majko: Sepse kam një kontratë për kryeministrin

Gazetari: Kontratë që të mos flasësh?

Majko: Të mos bëj shumë interesantin

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.