Standard.al

Paralajmërimi i frikshëm i NASA. Një asteroid po vjen drejt nesh…

0

Një trup qiellor dy herë me i madh se ‘Big Ben’ i Londrës mund të përplaset në Tokë me forcën e një bombe bërthamore.

Paralajmërimi është bërë nga NASA.

Asteroidi ka marrë emrin 2018 LF16 dhe është rreth 700 metra i gjatë dhe parashikohet që potencialisht ta godasë planetin tonë në 8 gusht të vitit 2023.

Por për fat të mirë, siç thotë edhe NASA, shanset që përplasja të ndodhë janë vetën një në 30 milionë.

Asteroidi duket se ka 62 trajektore të ndryshme të ndikimit të mundshëm me Tokën gjatë shekullit të ardhshëm. Datat e tjera potenciale kur asteroidi mund të godasë bien më 3 gusht 2024 dhe 1 gusht 2025.

Në, Torino Impact Hazard Scale, ky asteroid i veçantë renditet si një kërcënim i nivelit “zero”, që do të thotë se gjasat e përplasjes së saj me Tokën janë jo-ekzistente ose afër një jo-ekzistentes.

Por agjencia amerikane e hapësirës do të vazhdojë ta mbajë nën vëzhgim këtë shkëmb të hapësirës, Nëse një asteroid i përmasave të 2018 LF16 do të përplasej me Tokën, pasojat mund të ishin shkatërruese.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.