Lëvizja që po trondit Francën. Çfarë pritet të ndodhë?

0
118

Tubimi i djeshëm i protestës së ‘jelekëve të verdhë’ (gilets jaunes) ka qenë më i egri dhe më shkatërrimtari i një revolte që zgjat që prej 17 nëntorit.

Me 133 të plagosur dhe gati 378 persona të ndaluar nga policia ajo po krahasohet gjithnjë e më shumë me lëvizjet e famshme më Francë si revolucioni i 1830, Komuna e Parisit apo maji i 1968.

Të gjitha ato kanë një simbol të vetëm: Barrikadat e ngritura kundër pushtetit.

Për të kuptuar pak më thellë valën shkatërrimtare që goditi edhe këtë të shtunë kryeqytetin francez, mund të shikohet edhe jehona që ka marrë nëpër botë kjo protestë.

Të gjitha kanë në faqe të parë kanë lajme për shkatërrimet në Champs Elyse, dyqanet e djegura në Avenue Kleber, plaçkitjet e butikëve luksozë dhe zbythjen e policisë.

‘Parisi digjet ndërkohë që jelekët e verdhë manifestojnë në rrugë’ shkruan Sunday Telegraph, ‘Guerileje anti Macron’ shkruhet në titullin e ‘La Republica’.

‘Jelekët e verdhë mbjellin kaos në Paris’, thekson El Mundo.

Po çfarë është kjo lëvizje që po trondit Francën?

Ajo filloi spontanisht pas vendimit të qeverisë së presidentit Emannuel Macron për të ngritur çmimin e karburanteve. Kjo rritje u arsyetua me idenë e mbrojtjes së planetit, përdorimit më pak të makinave për të shmangur atë që më katastrofistët e quajnë si fundi i planetit për shkak të ngrohjes globale.

‘Në nuk kemi hallin e fundit të botës, por atë të mbylljes së fundit të muajit’ u përgjigjën protestuesit. Kryesisht ata, kërkesat e të cilëve mbështeten në 2 francezë në 3, vijnë nga shtresat e ulëta, nga punëtorë që paguhen me rrogat dysheme, nga ata që marrin pensione të ulëta, nga ata që janë të vendosur në zonat rurale dhe që u duket se janë anashkaluar nga vendimmarrja e banorëve të metropoleve.

Image

Kryesisht, mëria e tyre më e madhe është ndaj presidentit Macron që u zgjodh gjithë shpresë në majin e një viti e gjysmë më parë, por që sot gjithnjë e më shumë po njihet me epitetin si ‘presidenti i të pasurve’ për shkak të lehtësive fiskale që po krijon për të shtresën më të kamur të vendit.

Pikërisht kjo ka bërë që në lëvizjen që ka marrë emrin e jelekëve që protestuesit mbajnë veshur, të ketë edhe të margjinalizuar, edhe të papunë, edhe fshatarë edhe punëtorë edhe ekstremistë të majtë edhe homologë të tyre të djathtë edhe nga ata që nuk kanë votuar kurë.

Image

Nëse mes kësaj turme do të kërkohej të gjendej një gjë që kishin të përbashkët do të qe shumë e vështirë, nëse do të kërkohej një gjë ndaj të cilës ishin kundër, do të qe shume e lehtë: Presidenti i Francës.

‘Ata kanë zgjedhur ngjyrën e verdhë, pikërisht, sepse nuk janë as të kuq, as blu, as të gjelbër, pra të asnjë force politike ekzistente’, shkruante në editorialin e tij Laurent Joffrin, drejtoi i së përditshmes së qendrës së majtë Liberation.

Image

Çfarë kërkojnë jelekët e verdhë

Ata që bllokojnë pothuajse gjithë rrugët e Francës dhe që i vunë për të shtunën e dytë radhasi flakën Parisit, u ngritën të protestojnë për rritjen e çmimit të karburantit, por tani kërkesat janë shtuar.

Të gjithë vëzhguesit bien dakord se kërkesat e kësaj turme nuk janë të identifikueshme, se ato ndryshojnë dhe shtohen dita ditës, se fakti që ata nuk pranojnë të kenë lider (edhe një delegacion që u caktua për të bashkëbiseduar me kryeministrin Philip, u shfuqizua nga shumica) nuk e kanalizon dot mllefin e tyre. Por kërkesat më shumë të artikuluara janë ndryshimi i politikave fiskale, më shumë taksa për të pasurit, pagë minimale më të larat që mundësojnë një jetë më dinjitoze, më shumë vëmendje dhe më pak injorim nga politikanët vendimarës.

Image

Çfarë pritet të ndodhë?

Ndërsa do të vazhdojnë tubimet dhe bllokimin e rrugëve kryesore gjatë gjithë ditëve, protestuesit kanë shpallur një tjetër manifestim në Paris të shtunën e ardhshme. Një zaptim i ri i Harkut të Triumfit, një dyndje e re në bulevardin më të bukur në botë do të ishte një shuplakë e turpshme për qeverinë franceze.

Duke u nisur nga ajo që ndodhi, ajo po parasheh shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme ndërkohë që nga ana propagandistike qeveria po përpiqet të luajë me diskreditimin e manifestimit në dhunë, cenim të pronës dhe grabitje. Ndërkohë partitë opozitare ‘Bashkimi Kombëtar’ i ekstremit të djathtë dhe ‘Franca e papërkulur e të majtit po kërkojnë zgjedhje të parakohshme. Popullariteti i presidentit Emannuel Macron është në kuotat e tij më të ulëta që prej majit 2017. /Lapsi.al

ImageImageImage

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here