Gjermani, Shqiptari vritet nga…

0
137

Një shqiptar është ekzekutuar në kryeqytetin gjerman, Berlin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, por është raportuar një ditë më pas nga mediat. Gazeta “Bild” shkruan se ngjarja e rëndë ka ndodhur në pragun e shtëpisë së viktimës. Shqiptari i vrarë është një 47-vjeçar, por nuk është bërë i ditur emri i tij. Sipas policisë, autor i krimit është një tjetër shqiptar, rreth 60 vjeç. Nga ato që bën publike Bild, shqiptari fillimisht është qëlluar me plumb në kokë dhe më pas edhe në trup. Nuk dihen arsyet e këtij krimi të rëndë ndërsa policia ka shpallur në kërkim autorin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here