Standard.al

Berisha: Rama kërkon të denigrojë opozitën, nuk di të bashkëpunojë

0

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një interviste ka folur për qeverinë dhe mosbashkëpunim e saj me opozitën. Sipas Berishës kryeministri aktual nuk e kupton që bashkëpunimi është shumë i rëndësishëm, por ai jo vetëm që nuk di të bashkëpunojë por nuk pranon as realitetin në të cilën po e fundos Shqipërinë.

Pavarësisht nga momentet e acarrta që kanë ekzistuar në marrëdhëniet midis forca të mëdha politike, e vërteta është që konstantja e tyre ka qenë bashkëpunimi. Kjo sot nuk është kuptuar nga Edi Rama, që bashkëpunimi midis forcave të mëdha politike është jetik, por që të bashkëpunojë qeveria me opozitën kjo ka një kusht themelor: Qeveria detyrimisht duhet të ndjejë domosdoshmërinë e këtij bashkëpunimi. Kjo qeveri nuk e ndjen këtë domosdoshmëri”,tha Berisha në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Berisha tha se Rama sot po bën gjithçka për të denigruar dhe kufizuar opozitën.

Sot kreu i maxhorancës bën gjithçka për të denigruar, për të kufizuar, për të demonizuar opozitën. Ai nuk ndjen nevojën, ai nuk kupton se është pikërisht kjo betejë e tij që bëri që Shqipëria të humbasë dy herë trenin e BE-së: një herë në 2016 duke mos hapur negociatat, dhe në 2018 të mos hapë negociatat sërish. Ai fajëson opozitën, duke thënë se “është opozita që trillon dhe përcjell tek të tjerët, tek ndërkombëtarët një situatë që nuk ekziston në Shqipëri”. Në të vërtetë është ai që nuk percepton realitetin shqiptar ashtu si është. Ka një problem madhor Shqipëria për të gjithë partnerët ndërkombëtarë nga Uashingtoni e me radhë: Krimi i organizuar, i cili gjdnet kudo në botë. Në Shqipëri ai në kulme, por Shqipëria ka një kryeministër, që është i vetmi në botë se ne Shqipëri nuk kemi banda, kemi keqbërës, por banda nuk kemi (!). Ky shembull tregon se ku gjendet Rama në raport me realitetin shqiptar. Edhe opozita, për të nuk ka asnjë vlerë dhe duhet vetëm denigruar”, tha Berisha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.