Vizita e Komisionerit Hahn në Prishtinë, mësohen çështjet më të rëndësishme që do të diskutohen…

0
103

Komisioneri i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hanhn ka njoftuar se do të vizitojë të hënën Prishtinën. Në këtë vizitë do të takohet më Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj. Qëllimi i kësaj vizite do të jenë çështjet më të rëndësishme të vendit.

Mësohet se janë katër tema të cilat Hahn do t’i diskutojë me liderët:

– Liberalizimi i vizave (hyrja në rend dite në dhjetor, por pa gjasa reale për rezultat konkret).

– Respektimi i shtetësisë së Kosovës gjatë procedurës së hyrjes së mallrave.

– Autostrada energjetike.

– Aviacioni.

Pritet që Hahn të jetë shumë i ashpër për taksën 100% ndaj produkteve serbe. Kushti do të jetë të hiqet kjo taksë, ose mund të pasojë një formë e izolimit politik të Kosovës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here