Nisi të kishte dhimbje të tmerrshme shpine, 25-vjeçarja vdes pak para dasmës

0
127

Donte të ishte e bukur për ditën e martesës së saj, kështu që vendosi që ti nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale, bypass gastrik, por diçka shkoi keq dhe ajo gjeti vdekjen pak ditë pas dasmës.

Jana Moreels gjeti vdekjen si pasojë e disa komplikacioneve pas ndërhyrjes, ditën kur duhet të zgjidhte fustanin e saj të nusërisë. Donte të dobësohej duke qenë se po afronte, dita më e rëndësishme e jetës së saj, pasi e kishin poshtëruar.

Teksa kishte hipur në një lodër rrotulluese, atë e kishin quajtur shumë të shëndoshë dhe për shkak se nuk i lidhej rripi i sigurisë, nuk u lejua të hipte.

Vajza belge, vendosi kështu që të operohej, por vetëm dy javë pas ndërhyrjes, nisi të kishte dhimbje të tmerrshme shpine, pavarësisht terapive që ju nënshtrua pas operacionit.

Ajo ju nënshtrua një operacioni tjetër, por gjendja e saj u përkeqësua, ku dhe përfundoi në koma farmaceoliogike. Por edhe mëlçia e saj u dëmtua, dhe u bë e nevojshme, nevoja për transplant. Por trupi i saj refuzoi organin, duke bërë që të gjejë vdekjen më 24 nëntor.

Pas disa muajsh Jena do të martohej, dhe ndërhyrja ishte programuar, në mënyrë që në ditën e dasmës të shkonte perfektë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here