Banda kriminale “Sipërmarrje”. Arrestohen bosat mafiozë, të përfshirë në…

0
128

Banda kriminale ka marrë një goditje të fortë nga Antimafia italiane. Janë arrestuar plot 30 presona të cilësuar si bosat e mafiozëve. Janë dashur 2 vjet dhe 11 procese hetimore, që Antimafia italiane ti japë një goditje të fortë aktivitetit kriminal të klaneve mafioze me veprim në provincën e Foxhias. Mësohet se në 30 vitet e fundit janë ekzekutuar mbi 300 vrasje , shumica e të cilëve me autorë ende të paidentifikuar.

Mega operacioni i Antimafias Italiane i koduar “Aksioni i 10” ka vënë në pranga 30 persona bosë mafiozë e anëtarë të klaneve të familjeve Moretti, Pellegrino. Lanza, Sinesi e Francavilla të cilët kishin vënë nën kontroll territorin e provincës së Foxhias duke vendosur gjoba, kërcënuar e zhvatur biznese e sipërmarrje.

Këtij organizimi kriminal mafiozët e Foxhias i kishin dhënë emrin “Sipërmarrje” , me një komitet drejtues, arkë e listë gjobash të përbashkët.

“Kjo mafia e re me emrin ‘Sipërmarrje’, sipas Prokurorit Antimafia Federico De Raho ishte ngritur sipas modelit të mafies kalabreze Ndrangheta e ishte transformuar si një mafia sipërmarrëse”.

Nën kontroll të tyre ishin vënë të gjitha shoqëritë e funeralit në territor, të cilët duhet t’i paguanin të paktën 50 euro për çdo ceremoni varrimi që kryenin mjaft diskoteka si dhe sipërmarrje ndërtimi që duhet të paguanin rregullisht gjoba ndryshe mbylleshin.

Në 286 faqet e dosjes së Antimafias italiane është dokumentuar presioni e kontrolli që mafia foxhiane “Sipërmarrje” kishte ushtruar dhe ndaj klubit të futbollit të Foxhias, i serisë B, duke imponuar blerje futbollistësh të paaftë e nënshkrimin e kontratave me ta, siç ishte rasti i Antonio Bruno, djali i Rudolfo Bruno, anëtarë i klanit mafioz të familjes Moretti. i ekzekutuar më 15 nëntor e Luca Pampilli i cili ka luajtur rreth 12 ndeshje me klubin e Foxhias.

Nëse nuk paguanin gjobat apo nuk pranonin kërkesat e tyre, mafia “Sipërmarrja” e Foxhias, kërcënonte viktimat me vdekje .

Përfitime të paligjshme janë vërtetuar dhe ndaj garave me kuaj duke manipuluar garat e nxjerrë jashtë loje disa prej tyre.

Zbardhja e skemës kriminale e shkallës hierarkisë së veprimit të kësaj mafia u bë e mundur falë dëshmive në 2017 të të penduarit mafioz , tashmë bashkëpunëtor me drejtësinë, Alfonso Capotosto.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here