Standard.al

Vasili: Jam me Anagnostin, qe e larteson gruan jo me Veliajn, qe e percmon ate

0

Kreu i grupit parlamentar per LSI-ne Petrit Vasili ka reaguar permes nje statusi ne rrjetin social facebook ka ironizuar kryetarin e bashkise Erion Veliaj mbi ate qe ka deklaruar mbi Ina Muken.Vasili shkruna: jam me Anagnostin, qe e larteson gruan dhe jo me Veiajn, qe e percmon ate.

Jam me Anagnostin, qe e larteson gruan dhe jo me Veiajn, qe e percmon ate.

Kryetari i bashkise se Tiranes, pre e nje manie te semure dhe pa sherim per pushtet,percmoi me qetesi,publikisht dhe pa asnje dhimbje mijra gra,ndersa komentonte policen Ina dhe ngrinte pyetjen e lige:

“JEMI TE GJITHE BURRA, I SHKOJNE SYTE TE MARTOHET NJE BURRE ME NJE VAJZE PA GISHTA ?”.

Ndersa Anagnosti,nje burre dhe artist i madh,plot 47 vjet me pare,skaliste figuren e Lilo Labes ,partizanes, qe i prene kemben dhe lartesonte partizanin Jaho, qe me pergjerim ne emer te nje dashurie pa fund i kerkonte zemerdridhur te martohej me te per te kaluar gjithe jeten se bashku.
Po jua risjell keto momente te dashur miq se bashku me mesazhin madhor te dashurise njerezore e cila zbukuron e i jep vlere jetes dhe triumfon mbi gjithshka.
Ne te gjithe pa asnje perjashtim mendojme si Anagnosti.
Ne kurre nuk mendojme si ky kryetari i bashkise e te tjere si ky,produkte te ngjitura pas karriges dhe qe zgjasin sa zgjat ajo e per te humbur ne humneren e harreses diten qe karrigen s’e kane më.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.