‘Shqipëria e Kosova bashkohen në 2025’/ Kryemadhi: Po ta thoshte Berisha këtë…

0
152

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama pas deklaratës së tij në Pejë, se Kosova dhe Shqipëria do të bashkohen deri në vitin 2015.

Sipas saj, ‘Edi Rama në politikën e jashtme ka qenë gjithmonë i dështuar e qesharak.

Më tej ajo tha se nuk e ka marrë kurrë seriozisht Edi Ramën për deklaratat e tij nacionaliste, pasi sipas saj ai e bën këtë vetëm për të tërhequr vëmendjen.

Më tej ajo tha se ndryshe do të ishte nëse një deklaratë të tillë do e bënte ish-kryeministri Berisha, pasi sipas saj ai atë që e thotë e çon deri në fund.

‘Edi Ramën e marr seriozisht, vetëm për kontrastin e ngjyrave në pikturë. Sa i përket deklaratave të tij nacionaliste, asnjëherë nuk e kam marrë seriozisht, madje askush nuk e marr seriozisht. Ai bën deklarata nacionaliste kur do të tërheqë vëmendjen.

Nëse do ta përmendte diçka të tillë Sali Berisha, po, atëherë do të thoja pa ta shoh edhe një herë se çfarë ka thënë Sali Berisha. Sali Berisha është burrë dhe gjithmonë kur e thotë diçka ai e çon deri në fund këtë’, – tha Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here