Shkrumbohet makina në Korçë, dyshohet se…

0
148

Një makinë mësohet se është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Korçë. Ajo i përkiste shtetases E. Th.

Sipas të dhënave të para nga policia, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të qytetit, ndërsa dyshohet se flakët kanë ardhur për shkak të një shkëndije elektrike.

Nga flakët nuk ka të lënduar, ndërsa makina është djegur pjesërisht.

Informacion paraprak

Më datë 30. 11. 2018, në orën 17:30, në lagjen nr. 4, ka rënë zjarr në mjetin tip “Volkswagen Polo” të parkuar në rrugë, në pronësi të shtetases E. Th., i cili është djegur pjesërisht.

Dyshohet se zjarri në mjet, mund të ketë rënë si pasojë e një defekti në sistemin elektrik.

Po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here