Standard.al

Ironizon Kryemadhi: Ramën e marr seriozisht vetëm për kontrastet e ngjyrave që bën në piktura

0

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”, Arian Çani ka pyetur kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin se çfarë mendon ajo për deklaratën e Edi Ramës që bëri disa ditë më parë nga mbledhja e qeverive Kosovë-Shqipëri se këto dy vende do të bashkohen në 2025.

Lidhur me këtë deklaratë të kryeministrit, Kryemadhi u shpreh se ajo nuk e merr asnjëherë seriozisht Ramën mbi deklaratat e tij për çështjet e jashtme, pasi sipas saj, ai dështon në këto situata.

“Unë për hir së të vërtetës Ramën e marr seriozisht vetëm për kontrastet e ngjyrave që bën  në piktura, ndërsa deklaratat e Ramës nacionaliste janë të ekzagjeruara gjithmonë, ai nuk përballet dot me popullin e tij në çështje ekonomike. Do merrja seriozisht psh Sali Berishën nëse do e thoshte ai këtë, por Ramën jo sepse është një nga njerëzit që çështjen kombëtare e përdor si fasadë për të tjera situata. Ata nuk e konsiderojnë këtë deklaratë të Ramës. Nuk mund të marrësh dashurinë e një gruaje që e jep gjithmonë me para. Është çështje dashurie dhe atë nuk e blen dot, kështu është Rama në çështjet e jashtme”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, është pyetur nga Arian Çani edhe përse nuk ishte në banketin e organizuar në Presidencë për festën e Pavarësisë.

“Erdha në vonesë në pritje, por ishte me rradhë. Pjesën e parë ishte doktori, pastaj unë erdha unë, i thash doktorit: Ik se jam unë këtu vigjilente”, u shpreh Kryemadhi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.