“DISS” PËR ELVANËN APO NJË LIDHJE ME FIFIN/ PSE RIKTHIMI I FLORI MUMAJESIT NA “BËRI LËMSH” TË GJITHËVE (FOTO+VIDEO)

0
119
Pas zhdukjes nga ekranit Flori Mumajesi rishfaqet dhe na bëri lëmsh të gjithëve. Si fillim ta nisim për lidhjen më të komentuar të showbizit shqiptar Elvana dhe Flori,të cilët asnjëherë nuk kanë konfimuar se janë më shumë se sa miq.

Tani le të kthehemi sërish te Flori, i cili vetëm disa javë më parë mori vëmendjen e mediave pasi u përfolë se ishte në një lidhje me pornostaren shqiptare Alby Rydes,e cila ishte shtatzënë.

Nga lajmi se Flori do bëhej baba , tani dilema jonë është :Mos vallë Flori dhe Fifi kanë një marrëdhënie të bukur, por sekrete bashkë?

Në fakt  lideri i “Threedots”-ave, Flori, ditën e djeshme  ka publikuar këngën e tij më të re e titulluar “Ja ke bo vetes”. Por mesa duket për këtë këngë ai ka realizuar një version tjetër, ku shfaqet duke kënduar me Fifin. Video-ja ka bërë namin duke ndezur fansat dhe mediat pasi të dy shihen shumë afër sa shkëmbejnë edhe puthje.

E megjithatë, komentet e fansave nuk munguan e dukej se të gjithë njëzëri thanë: E ka për Elvanën!

Në video nuk munguan as ledhatimet mes dy këngëtarëve të talentuar. Mos vallë mes tyre ka pasur një romancë dhe askush nuk e kishte vënë re?

Ne bëmë një vëzhgim të vogël dhe na ranë në sy disa detaje. E para nëse shihni rrjetet sociale të dy këngëtarve do të kuptoni se ata janë shumë miq duke suportuar njëri tjetrin. Madje për ditëlindje ,Fifi e uron dhe “lali”. Ne nuk habitemi pasi nëse e keni harruar nuk është hera e parë që Fifi përflitet për  lidhje me një tjetër artist. Para Florit këngëtarja u supozua se ishte në një lidhje me reperin Stresi më pas  aktorin e humorit Olsi Bylyku.

Të dy këngëtarët nuk kanë reaguar për lajmet dhe ne kemi prap një pikëpyetje.

Ndoshta duan të tërheqin vëmendje apo thjesht duan të bëjnë konfuz publikun. Kënga e re e Florit solli edhe dy polemika më të mëdha por nuk duhet të habiteni nëse në fund e gjitha kjo ka qenë për show.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here