Dëshmia e autorit të ekzekutimit në Korfuz, e hodha në kanal për…

0
95

Autori i vrasjes së ndodhur në Korfuz të Greqisë disa ditë më pare, është arrestuar nga policia. 63-vjeçarin ishte shpallur i zhdukur nga familja e tij ndërsa policia kishte nisur kërkimet.

Mediat greke raportojnë se autori i krimit është banor i zones dhe se vrasja ka ndodhur pas një konflikti banal.

“Ditën e krimit unë u konfliktova me viktimën në lokal. Shkova në shtëpi dhe mora armën e gjahut. Pasi e vrava, e hodha në kanal për të mos u zbuluar”, mësohet të ketë thënë i arrestuari në polici.

Emri i tij nuk bëhet i ditur, por thuhet se ka pranuar autorësinë e vrasjes. Shqiptari i vrarë u gjet në një kanal në zonën Spartera, nga një shofer që po kalonte në rrugë, i cili ka njoftuar policinë në Lefkimi.

Hetuesit kishin dalë në konkluzionin se shqiptari është ekzekutuar me armë zjarri nga një distancë e afërt.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here