Balliu: Projekti, tërësisht korruptiv. PD do të mbështesë banorët…

0
160

Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu, i ftuar në Fax News foli për protestën e banorëve të zonës së Astirit,  të cilët tashmë prej ditësh po protestojnë për pronat e tyre, pasi në kuadër të ndërtimit të Unazës së Re shtëpiat e tyre do të shemben.

Balliu u shpreh se projekti për ndërtimin e Unazës së Re është tërësisht korruptiv dhe vjedh taksat e shqiptarëve.

Balliu u shpreh i vendosur se PD do të mbështesë banorët, deri sa të marrin një zgjidhje nga qeveria për të drejtat e tyre.

“Kemi 27 ditë atje në mbështetje të banorëve. Numri i protestuesve vjen në rritje.Erion Veliaj do ta shesë ngjarjen duke krijuar filma. Erion Veliaj është produkt i korrupsionit dhe i mashtrimeve politike.Të mos harrojmë që ky është një kryetar bashkie që ka ardhur në pushtet me premtimin se nuk do të japë asnjë lejë ndërtimi për pallate, sepse në Tiranë ka 35 mijë banesa të pashitura. Ky zotëria ka dhënë leje dhe për kullat në qendër, është përgjegjës për përmbytjen e Biblotekës Kombëtare. Dhe sot ky kërkon që të përfitojë vetë duke prishur banesat e banorëve të Astirit.”- u shpreh Balliu.

Për sa u përket banorëve të arrestuar Balliu u shpreh se këto janë mekanizmat që përdor Erjon Veliaj dhe Edi Rama për të bërë preson ndaj qytetarëve.

“Këto janë mekanizma që Erion Veliaj dhe Edi Rama i përdor për tu bërë presion qytetarëve. Nuk ka ligj që kërkon leje për protestë. Të gjithë janë të njoftuar, e gjithë Shqipëria është e njoftuar. Aty ka protestë në orën 5 çdo ditë deri ditën që do t’u jepet zgjidhje qytetarëve të Astirit. Ky projekt është korruptiv.”- tha ai.

Për sa i përket përfshirjes së PD-së, Balliu u shpreh se banorët kanë kërkuar vetë që PD të jetë pjesë e protestës.

“Banorët na kanë kërkuar vetë dhe realisht ka qenë e vështirë, pasi aty ka shumë të majtë në atë zonë.Ato banorë kanë përballë një organizatë kriminale dhe disa banditë.Kanë 27 ditë që ato banorë presin një përgjigje nga qeveria dhe bashkia. Në cilin bunkier janë fshehur?! Qeveria duhet të shkojë që tu zgjidhë problemin e banorëve. Ne jemi aty për ti mbështetur.

Kjo është një qeveri bandash, këto shkelin ligjet vend e pa vend. Nuk ka një Gjykatë Kushtetuese. Këto nuk njohin ligje, këto njohin Don Ramën, çfarë thotë ai bëhet. Nuk di të funksiononjë si shtet, po të dinin do të interesoheshin për banorët dhe banesate  tyre. Këto janë të pabesë, por nuk janë as njerëz. Sepse ke një detyrim ndaj qytetarëve të tij dhe jo ti quash shpellarë apo nazistë.”- shtoi Balliu.

Balliu u shpreh se PD do të mbështesë protestën deri sa banorët e zonës së Astirit të marrin një përgjigje për banesat e tyre dhe të dëshpërblehen 100% në vlerën e tregut.

“Aty ka interes që tu jepet një zgjidhje atyre banorëve. Ato po kuptojnë që projekti është korruptiv. PD është në mbështetje të banorëve. Ndërkohë që ky fryn xhepat, protestuesit në burg, ndërkohë që ky fryn xhepat, protestuesit në spital, por jo mor zotëri do të mbash përgjegjësi për të gjithë këto ngjarje në dëm të qytetarëve. Banorët do të mbështeten deri në pikën e fundit. Ai është sovrani, ai urdhëron.”-përfundoi Balliu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here