Zbardhet një video/ Deputetja ‘sulmon’ Veliajn: Ditën shkon në Bashki i “maskuar” si protestues e natën…

0
222

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka vijuar me sulmet ndaj Bashkisë së Tiranës dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vokshi ka publikuar një video, në të cilën shfaqet punonjësi i Policisë Bashkiak Gazmend Vathi, që sipas deputetes demokrate, ditën shkon në Bashki i “maskuar” si protestues e natën gjobit një shitës kokoshkash.

 

POLICIA BASHKIAKE – FYTYRA E VËRTETË E ERJON VELISË

Ditën bën aktorin nën regjinë e Erion Veliajt dhe shfaqet në bashki si protestues, bashkëpunues i Unazës së Re…. Natën shfaq fytyrën e vërtetë të Erion Veliajt, atë të gjobëvënësit të dhunshëm për më të pambrojturit.

Personi në foto dhe video është profili tipik i policit bashkiak të Erion Veliajt.

Ai quhet Gazmend Vathi e po gjobit një shitës kokoshkash.

Me gjakftohtësi, në shkelje të ligjit, në ditën që duhet të ishte festë për të gjithë Shqiptarët-festën e Flamurit i vë gjobë shitësit ambulant.

Por, polici i Veliajt nuk mjaftohet me kaq, me policët e tjerë bashkiakë që sillen si banditë, i sekuestron edhe mallin dhe karrocën e kokoshkave duke lënë një tjetër familje e fëmijë pa ushqim.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here