Tragjike, 40 vjeçari përplaset për vdekje me makinë

0
158

 

Tragjik ka rezultuar fati i një 40-vjeçari shqiptar në Greqi, i cili ka gjetur vdekjen në një aksident automobilistik.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12: 00 mesnatë në rrugën ‘26 Tetor’ në zonën Sfagio në Selanik. Mediat greke raportojnë se një 20-vjeçar grek kaloi me shpejtësi me mjetin e tij dhe e plagosi për vdekje.

Sipas të dhënave, 40-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, po kalonte rrugën, ndërsa makina ecte në drejtim të qendrës së Selanikut. Sakaq, policia po heton rrethanat e ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here