Standard.al

Kreu i ri i SHISH dhe çështja “Lleshaj”, Presidenti komenton vendimet

0

Presidenti ne nje interviste per “Opinion” ka folur edhe mbi dekretin e kreut te ri te SHISH si edhe mbi ceshtjen e ministrit te Brendshem.

Gazetari: Përse e firmosët vetëm pas një viti e ca dekretimin e kreun të Shërbimit Informativ Shtetëror? Përse duhet ta mbanit një vit? Po verifikonit, ishte kapriço apo thjesht kështu menduat?

Presidenti Meta: Nuk dëshiroj të kthehem pas por nuk mund të bojkotoj pyetjen tuaj, që do të thotë se më duket se kam qenë i qartë, që nuk më ka pëlqyer mënyra se si është bërë dorëheqja e ish-kreut të SHISH-i si një fakt i kryer dhe kam pritur me qetësi për të parë se si do të performonte nëndrejtori, i cili ishte i propozuar për t’u bërë drejtor.

Gazetari: Dhe keni qenë i vëmendshëm ndaj aktivitetit të tij?

Presidenti Meta: Patjetër, shumë i vëmendshëm.

Gazetari: Dhe ju ka rezultuar që ka qenë korrekt?

Presidenti Meta: Besoj se po dhe dëshiroj që me këtë dekretim të përmbushi edhe më mirë ky institucion detyrat e tij në një kohë kur duhet të shtojmë mprehtësinë, ndjekjen dhe parandalimin e gjithçkaje, që mund të na cenojë.

Gazetari: Ndërkohë ju e dekretuat propozimin e dytë të Kryeministrit për të njëjtin emër, Sandër Lleshin. A keni ndonjë lloj pendimi që nuk e bëtë që herën e parë?

Presidenti Meta: Nuk kam asnjë pendim sepse nuk e kam pasur të mundur ta bëj këtë gjë herën e parë.

Gazetari: Ishte Kushtetuta ajo që ju pengonte?

Presidenti Meta: Sigurisht që Kushtetuta ka qenë dhe është shumë e qartë për pajtueshmërinë e një funksioni të tillë civil dhe politik me të qenurit ushtarak aktiv.

Gazetari: Personalisht a kishit ndonjë vërejtje për emrin e z. Lleshi apo kjo nuk kishte lidhje me atë?

Presidenti Meta: Unë nuk nisem në përmbushjen e detyrës sime nga mendime apo nga vlerësime personale për askënd, por nga përmbushja e detyrimeve kushtetuese.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.