Standard.al

E rëndë makina bie në lumë, vdes 24-vjeçari…( Emri)

0

 

Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin nacional Maliq-Korçë, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:45, tek ura në dalje të Maliqit. Mjeti me targa AA527VK drejtohej nga 24-vjeçari Gjergji Elmazi, nga Maliqi, i cili për disa orë ngeli i bllokuar, e për pasojë ndërroi edhe jetë.

Ndonëse në vendin e ngjarjes shkuan forca të Policisë dhe Zjarrfikësja, u desh ndërhyrja e polumbarëve që të bëhej e mundur nxjerrja e trupit të të riut. Shkak u bë thellësisë së madhe e ujit, e cila vështirësonte nxjerrjen edhe të mjetit. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti, ndërkohë policia po heton mbi zbardhjen e shkaqeve.

  • foto galeri
  • foto galeri

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.