Standard.al

Në kërkim nga policia, kapet 63-vjeçari…

0

 

Një 63-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga të Policisë në Sarandë. Siç njofton policia, sarandioti ishte shpallur në kërkim për veprën penale të largimit nga vendi i aksidentit. Ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër ka dhënë vendimin me 3 muaj burg.

“Policia ka ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim:S.S, 63 vjeç, banues në Sarandë. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policise Gjirokastër për veprën penale “Largimi nga vendi i aksidentit”, parashikuar në nenin 273 të Kodit Penal. Vepër penale për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër e ka dënuar me 3 muaj e 18 ditë burg”, njotfoton policia.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.