Standard.al

Banorët e Astirit: Veliaj b*thpambuks që po përdor policët

0

 

Vijon të jetë mjaft e tensionuar dhe gjatë ditës së sotme situata në zonën e Astirit, ku që prej mëngjesit janë parë në zonë punonjës të policisë bashkiake dhe të policisë së shtetit.

Ata kanë tentuar që të heqin shtyllat e ndriçimit, ndërsa banorët shprehen të vendosur që kjo nuk do të ndodhë pa miratimin e tyre.

Protestuesit shprehen se Veliaj është një mashtrues, dhe po kërkon që të përdorë policët. Disa nga thirrjet e banorëve janë: Ju lutemi shumë kemi paguar çdo faturë me OSHEE-në mos e hiqni kabullin!

“Gënjeu dje Erion Veliaj duke thënë se prishi shtëpitë në Unazës e Re, ai bythpambuk. Këtu do të ketë fundin e vetë Edi Rama, se këta janë hallexhinj, të mos vërë policinë kundër nesh Edi Rama”, shprehet një tjetër prej qytetarëve.

“Ka mbaruar ajo punë, ta marrë vesh Edi Rama dhe Erion Veliaj që nuk do të ndërhyjë këtu” pa na vrarë ne më parë”, vijon më tej një tjetër banorë.

Ndërkohë që një prej punonjësve të policisë thotë se ata janë duke kryer detyrën e tyre shtetërore.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.