Regjisori që theu tabu, ndërron jetë pas një sëmundjeje të rëndë

0
161

Një nga regjisorët e mëdhenj të kinemasë italiane Bernardo Bertolucci, vdes në moshën 77 vjeçare.

Autor i kryeveprave si ‘Tango e fundit në Paris’, ‘Nëntëqind’ dhe ‘Imperatori i fundit’. Bertolucci mësohet se ka vdekur pas një sëmundjeje të rëndë në Romë. Një mjeshtër i madh i kinemasë që preku zemrat e shume njerëzve, por që gjithashtu influencoi në shoqëri me veprat e tij duke thyer shumë tabu.

Bernardo ishte djali i dytë i Attilio Bertoluçit, poet dhe historian i njohur i artit dhe kinematografisë. I rritur në një rreth intelektual, Bertoluçi filloi të shkruante në moshën 15-vjeçare, dhe fiton dhe çmime lokale letrare me librin e tij të parë.

Karriera e tij në kinematografi u ndihmua edhe nga popullariteti i të atit. Atilio Bertolucci kishte ndihmuar regjisorin Pier Paolo Pasolini të botonte romanin e tij të parë dhe ky i fundit ia ktheu favorin duke e marrë Bernardon në Romë si asistent të vetin në filmin Acatone (1961).

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here