Mbledhja Kosovë-Shqipëri, Haradinaj: Ja çfarë presin qytetarët nga ne…

0
116

 

Në fjalën hapëse të mbledhjes së dy qeverive në Pejë, mes asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj ka pohuar se Kosova dhe Shqipëria kanë parë gjithmonë nga njëra tjetra, pavarësisht rrethanave historike.

Kreu i ekzekutivit të Kovës tha mes tjerash se populli shqiptar pret më shumë nga qeveritë e të dyja vendeve.

“Jam i vetëdijshëm se popujt tanë presin më shumë nga ne. Sot Kosova është palë kontaktuese me BE si dhe MSA, zbaton prioritete e reformës evropiane si dhe ka plotësuar detyrimet për liberalizmi të vizave”, shtoi ai.

Pas diskutimeve, në fund të mbledhjes Kosova dhe Shqipëria do të firmosin një sërë marrëveshjesh, të cilët do t’i shërbejnë ekonomisë dhe popullit shqiptar në tërësi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here