Reshje bore dhe ulje temperaturash! Çpo ndodh me motin?!

0
221

Java e ardhshme do të sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave, si dhe reshje dëbore në zonat malore. Meteorologët parashikojnë që gjatë ditës së nesër dhe të martën do të ketë reshje dëbore në zonat malore.

Këto ditë të fundit të muajit nëntor duket se po na përgatisin për të hyrë zyrtarisht në stinën e ftohtë të dimrit. Gjatë së dielës, temperaturat kanë zbritur nën zero dhe në zonat malore pritet të fillojnë reshjet e dëborës.

Ndërsa për të gjithë ata që kanë vendosur të kalojnë festat e nëntorit në Tiranë apo zonat bregdetare, ka një lajm të mirë, pasi pritet një mot me kthjellime, por i ftohtë.

Ata që ditët e pushimit të festave, e që për administratën janë jo pak, por plot 5 ditë, nëse duan t’i drejtohen zonës juglindore, kryesisht Korçës, duhet të përgatiten për temperatura të ftohta, por jo për dëborë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here