Parisi digjet për 4 cent, Rilindja krihet me 40 milionë dollarë

0
187

Prej ditësh në Francë jemi bërë spektatorë të një shfaqeje demokracie e shpirti proteste që vërteton edhe një herë se sa i kushton politikanëve në Evropë kur duan të shtojnë taksa e pasuri në kurriz të popullit që drejtojnë. E gjithë lëvizja e njohur si “gilets jaunes” (jelekët e verdhë) u ngrit për shkak se qeveria vendosi të rrisë cmimin e karburantit.

Për 3.9 cent rritje  në benzinë  dhe 7 cent në nafte, parisienët po i vënë flakën qytetit në kuptimin e parë të fjalës. Kultura qytetare e një populli që ka ditur të japë gjthnjë shembullin në Evropë e më tej në botë për kundërshtinë e padrejtësive dhe revoltën popullore, vjen edhe një herë në vëmendjen e të gjithëve.

E ndërsa situata në Shqipëri, duket krejtësisht e ndryshme nga të gjitha këndvështrimet. Në kohën kur mbi 300 familje rrezikohen të nxirren në rrugë të madhe për një projekt tërësisht korruptiv, ku 2 kilometra rrugë do kushtojnë plot 40 milionë euro. Protestën e përditshme të banorëve të zonës së ‘Astirit” po e sulmojnë nga të gjitha anët. Madje qeveria e cilësoi tubimin e tyre para Parlamentit si tepër të dhunshëm e futi në burg  12 protestues duke i zvarritur, mes tyre edhe të mitur. Në fund të protestës në shumicën e mediave televizive që shpeshherë shërbejnë si komardare shpëtimi për qeverinë, u fol vetëm për policen e plagosur. Protestuesit e dhunuar e të marrë si kriminelë në komisariat u shtuan vetëm në fund të kronikave të televizonave tona.

Ndërsa nga qeveria u cilësuan si barbarë e shkelës të dhunshëm të ligjit!!! Pra këta shqiptarë që protestojnë për djersën e gjakun e tyre janë shpellarë e ndërsa parizienët që ngrihen e djegin qytetin vetëm për një taksë, cfarë i bie të jenë të dashur qeveritarë e rilindasdashës?!!!  Madje këto ditë duke I bërë qokën e rradhës së kryeministri u fol edhepër bllokim të trafikut si problematikë kryesore që rrjedh nga protesta. A jeni në terezi apo ju ka rrjedhur edhe ai gram tru që keni?!

Po në Paris po hiqen trotuarë nga vendi, po vendosen barrikada e po digjen policë vetëm e vetëm për një rritje takse. Këtu tek ne po flitet për shtëpinë, pasurinë më të rëndësishme të një qytetari dhe ju flisni për bllokim trafiku si problem!!! Flisni për dënim të protestuesve vetëm se u plagos një polic!!! E ju flisni për shpellarë që protestojnë?! Ata kanë bërë shumë pak, nëse do merrnin si etalon matës protestën e Parisit, tani Tiranën duhej ta kishim tym e flakë.

Por jo, këtu propaganda rilindase përmes deklaratave të kryeministrit e kryebashkiakut, parasë së pistë të shpërndarë për klientelën dhe fondeve për mediat i jep ngjyrime “shpellare” protestës së qytetarëve që i preket shtëpia e tyre! E kuptoni apo jo? Parisi digjet  për 4 cent e këtu tek ne ku*rvat krihen për 40 milionë dollarët. TURP!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here