Goditet grupi kriminal i drogës, kush janë të arrestuarit???

0
187

 

Arrestohen pesë shqiptarë dhe katër grekë mbi të cilët rëndojnë akuzat e trafikimit të sasive të drogërave.

Policia në Selanik njofton se të arrestuarit janë të moshës 28-64 vjeç, nga të cilat shtatë prej tyre janë meshkuj dhe dy janë gra. Sipas saj, shqiptarët dhe grekët janë anëtarë të një organizate kriminale, lideri i së cilës ndodhet në burg.

Organizata trafikonte kokainë, heroinë dhe kanabis të përpunuar, kanë raportuar mediat greke.

Gjatë operacionit policor është njoftuar se njëri nga të arrestuarit hodhi nga dritarja e shtëpisë së tij një pako me 212 gram kanabis, e cila më pas u konfiskua.

Hetimet për zbulimin e implikimit të personave të tjerë vazhdojnë ende.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here