Protesta/ Basha thirrje policisë, mos u përdorni nga qeveria

1
109

Banorët e Astirit pasditen e sotme janë mbledhur para parlamentit për të kërkuar lirimin e protestuesve që dhunuan policët. Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka shkuar sërish në mbështetje të protestuesve. Basha i bëri thirrje policisë së Shtetit që të mos bëhet vegël e qeverisë sepse ky projekt është një vjedhje nga agai i Surrelit.

Tenderi për projektin e ‘Unazës së Madhe’ është cilësuar nga Lulzim Basha dhe deputetë të kësaj force politike, si korruptiv. Ata kanë vendosur së bashku me anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim që të mos marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Në do të vazhdojmë të jemi në mbështetje të banorëve. Ky është projekt i agait të Surrelit. Policia nuk duhet të bëhet vegël sepse Rama po e keqpërdor. Policët të mos dalin kundër ligjit. Thirrje Ramës që t’i bëjë mirë hesapet sepse dhuna dhe tortura në protest dhe komisariate, është e regjistruar. Do mbajnë përgjegjësi me emra deklaroi Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. More pervers I veshtire, policia duhet tu pergjigjet demostruesve me te njenjten gjuhe qe ata perdorin, ti duhet tu besh te qarte te dy paleve kete pavaresisht se kush eshte ne pushtet.
    Dhe te gjithe te arrestuarit duhet te pergjigjen perpara ligjit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here