Friday, March 29, 2024
Home Aktualitet Duma: 38 % të familjeve shqiptare në varfëri absolute

Duma: 38 % të familjeve shqiptare në varfëri absolute

1
136

 

’38 % e familjeve jetojnë në varfëri absolute me këtë buxhet’. Kështu u shpreh deputetja demokrate Grida Duma, gjatë bashkëbisedimit të opozitës së bashkuar për buxhetin e vitit të ardhshëm

“Pensionet, kontributi i punës së një jete do shpërblehet në akomodim, apo denigrim, ndihma ekonomike në shifra të minimum jetik, apo në shkatërrim të dinjitetit të njeriut në këtë buxhet? Po kështu edhe për borxhin historik ndaj disa kategorive si ish-të përndjekurit. “ tha Duma ndërsa shtroi pyetjen se  Çfarë ndodh me buxhetin e 2019 për pensionet?

“Kur vijmë në përditshmërinë tonë, kuptohet se kur pensioni është 70 mijë dhe shpenzimet mbërrijnë në 210 mijë vetëm për artikujt e shportës, mbijetesa garantohet vetëm me borxh. Prandaj edhe 1 në 5 familje ha një herë në ditë. Prandaj Banka Botërore jep alarmin për 38 % të familjeve që jetojnë në varfëri absolute. Në shifrat e 2018 kemi 50 mijë familje me ndihmë ekonomike nga 103 mijë që trajtoheshin në 2013.” – deklaroi Duma

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here