‘Unaza e Re’ Nuk ndalet Rama: Fyen banoret! Degradimi total të të menduarit shoqëror e politik të këtij vendi

0
169

 

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për banorët e Unazës e Re, duke dënuar bllokimin e rruëgës që ata bëjnë gjatë protestave kundër prishjes së banesave e bizneseve të tyre.

Ai i quajti “shprehja më spektakolare e një degradimi total të të menduarit shoqëror e politik të këtij vendi”.

“Kemi njohur një kategori deri dje të panjohur, është ajo shprehja iku ujku dhe çakalli bën kërdinë. Individë, që shfaqen kërcënues dhe të lënduar në bllokimin e paligjshëm të pandershëm të rrugës. Kërcënojnë se duan dëmshpërblim nga taksat e qytetarëve që i është marrë territori, që meritojnë unazën e re, e pa asnjë gajle bllokojnë qarkullimin e janë shprehja më spektakolare e një degradimi total të të menduarit shoqëror e politik të këtij vendi,” tha Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here