Shkatërrohet rrjeti i trafikanteve shqiptaro-italian,në pranga 10 persona mes tyre edhe femra

0
163

 

Të paktën 10 persona janë arrestuar nga policia italiane në kuadër të operacionit “Fort Apache”. Gjatë operacionit janë sekuestruar 7 kg heroinë dhe 1 kg kokainë, e cila dyshohej se vinte nga Shqipëria. Operacioni ishte I bazuar në përgjime telefonike dhe mjedisore, të cilat bënë të mundur gjetjen e vendit, ku fshihej lënda narkotike.

Në mesin e të arrestuarve ka shqiptarë dhe iltalianë ku pjesa më e madhe e të cilëve i përkasin komunitetit rom, bën me dije media italiane.

Gjatë konferencës për shtyp, policia italiane theksoi se përgjimet e bisedave telefonike kishin bërë të mundur gjetjen e vendodhjes së lëndëve narkotike. Mësohet se grupi i trafikanteve shpenzonte dhjetëra mijëra euro për pagëzime, bankete si dhe blerjen e banesave. Gjatë kontrollit  në një nga banesat e familjeve rome, u gjetën  të paktën 40 mijë euro.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here