Paralajmërim/Banorët shpërthejnë kundër Ramës: Do dalë dikush më i fortë që do…

0
217

Një qytetar, banor i Unazës së Re, në ditën e 18-të të protestës është shprehur i bindur se banesat e tyre do i mbrojnë me gjak. Më tej ai paralajmëron kryeministrin Edi Rama se po i vrau ata banorë, do dalë dikush më i fortë që do i jap fund dhe atij.

“Unë e kam llogarit që do vdes, do vdes për pronën time. Hajde ulu me kete popull, lëri shprehjet dhe ironitë që ke bërë me këtë popull. Po na vrave ne, do të dalin të tjerë më të fortë se ne edhe ti me ne e ke fundit, ta kesh të qartë një herë e përgjithmonë!”, u shpreh qytetari para mediave.

Më tej ai i bën thirrje të gjithë shqiptarëve, Avokates së Popullit e ambasadave që të mos flenë gjumë, por të reagojnë.

“I bëj thirrje Avokates së Popullit mos të flejë gjumë, ambasadave, të vijnë tani sa nuk është vonë. Revolucioni do të fillojë nga Unaza e Re. Vërja kokës gishtin nga do e kesh përfundimin. Mos tani më vonë, ngrihuni të gjithë o popull se nuk do na shtypin fashistët në Shqipëri”, tha më tej ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here