Mashtrimi i rradhes! Bashkia e Pafytyresise!

0
134

 

Kreu i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj publikoi gjatë ditës së sotme një foto, e cila sipas tij është shkrepur gjatë kohës së qeverisjes së Partisë Demokratike, saktësisht kur Basha drejtonte Bashkinë e Tiranës.

Sipas Veliajt, në foton e realizuar nga një prej fotografëve më të njohur austriak Robert Pischler shihet gropa ‘Sejdia’, e cila ishte kthyer si simbol i keq për qytetin. Ai e cilësoi PD-në si “partinë shpellës”.

Për këtë ka reaguar edhe zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, e cila shkruan se Basha gropën e “Sejdisë”  e kthehu  në lulishte, por sulmoi ashpër kreun e bashkisë duke thënë se Veliaj ka rënë brenda gropës së mashtrimit.

 Ja postimi i plote:

 

Mashtrimi i rradhes! Bashkia e Pafytyresise!Erioni Betoni vetem nga mashtrimi nuk heq dot dore. Sa here thote dicka ka nje mashtrim brenda.

Publikoj foto nga gropa e Hajdin Sejdise sic e kishte katandisur e lene ashtu Rama kryebashkiak dhe kerkonte shpjegime nga Basha dhe PD!!! Nderkohe Basha ne 2006 si minister transportesh e mbylli gropen e turpshme ne mes Tirane, dhe ne 2012 Basha si kryetar bashkie beri kthimin e saj ne nje lulishte per qytetaret e Tiranes. Keto vite ne krye te bashkise cfare ka investuar per ta mirembajtur kete lulishte qe e gjeti gati? Kete ti thote qytetareve, jo mashtrime me fotot e kohes se Rames”, shkruan ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here