Kryemadhi me tone të ashpra ndaj Ramës: Në cilin vend të botës 1 km rrugë kushton 20 milionë euro?? Kryeministri injorant!!!

1
159

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar ndaj deklaratave të Edi Ramës që kritikoi opozitën lidhur me koston e ndërtimit të projektit të Unazës së Re.

Në një deklaratë në rrjetet sociale, Kryemadhi shprehet se kryeministri nuk ka asnjë lidhje me shifrat. Ajo i kërkon kreut të qeverisë që të tregojë se në cilin vend të botës 1 km rrugë kushton 20 milionë euro.

Deklarata e plotë e Monika Kryemadhit:

“Kryeministri injorant, që librin e aritmetikës e ka mbyllur në klasën e katërt fillore, është përpjekur të mbrojë okigarkët e tij të babëzitur për çmimin stratosferik për ndërtimin e Rrugës së Unazës.

Ky frikacak i pashembullt le të tregojë se në ç’vend të botës 2 km kushtojnë 40 milion euro, le të tregojë qartë projektin dhe firmat që përfitojnë nga ky palaçollëk.

Dhe së fundmi një kujtesë, meqë dijepaku përmend manualin; manual në shqipe të pastër është doracak dhe në shqipen e përditshme është doracak në xhepat e buxhetit të shtetit, të atij buxheti që gllabërohet çdo ditë nga Edi Rama dhe klientët e tij”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Jo 40 milion euro o znj. Deputete hapini syte mire 102 eshte numri i bizneseve apo banoreve me dokumenta te rregullta keshtu tha ne konference shtypi ai padroni i ARRSH , po te shkojne deri ne Strazburg e sigurt qe vlere e kesaj rruge shkon mbi 100 milion euro shto ketu dhe 250 familje me bonus opo social verini emrin vete por jane taksat tona e kuptoni se cfar perle na afron BAJRAKTARI edi rama ne Unazen e RE . ULERIM TMERR VARFERI na cmendet more te MARRE lereni keto rruge o turp i kombit populli do buke do mireqenie na kthyet ne kafshe . U SHOFTE FARA JUAJ TE MJERE …te droguar …

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here