Flet avokati i njohur: Këta po e bëjnë si nazitët që prishinin shtëpitë e hebrenjve…

0
155

Banorët e Astirit janë duke protesuar sërish sot në ditën e tyre të 18-të për prishjen e banesave të tyre nga projekti i “Unazës së Re”.

 

Protestës së tyre sot i është bashkuar edhe avokati Altin Goxhaj i cili është shprehur se çdo gjë në këtë projekt është një paligjshmëri.

“Kjo që po ndodh këtu është një paligjshmëri. Çdo objekt këtu është me lejë pasi sheteti e ka formalizuar marrdhënien e pronësisë. Këta po e bëjnë si nazitët që prishinin shtëpitë e hebrenjve.
Kam tre javë që që pres përgjigje se kush janë pronarët që paskan pronën këtu dhe jua kanë zënë banorët e Astirit? Kush flet për zaptim,  Erion Veliaj? Pashë dje një kantier këtu një kantier të jashtëligjshëm. Kjo Tirana që është, është e pajetueshme nga ndërtimet me leje të Edi Ramës.  Shteti shqiptar iu ka thënë shqiptarëve o bëhu kriminel, o do ju prishim shtëpitë.”, u shpreh Altin Goxhaj.

“Erion Veliaj këtu vendosim ne”, “Nuk na trembi dot”, “Shtëpitë do t’i mbrojmë me gjak, “Kauza jonë, shtëpia jonë”, këto janë thirrje e banorëve gjatë protestës së sotme.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here