Buxheti me i ri i qeverisë Rama është ai i ‘Dëbimit të Trurit’

0
113

Deputetja e Lsi-se Klajda Gjosha ka reaguar permes nje statusi ne rrjetin social facebook mbi Fondin Monetar Ndërkombëtar qe  ka ngritur dje një nevojë jetike që ka sot Shqipëria, siç është ndalimi i emigracionit dhe lidhja e drejtë për drejtë me prioritetet e buxhetit të vitit të ardhshëm.

“Ne po përballemi prej disa vitesh me fenomenin e largimit në masë të qytetarëve drejt vendeve më të zhvilluara. Disa nga pamundësia ekonomike, shumë prej tyre nga depresioni i thellë shoqëror në të cilën po kalon vendi por ajo çka është më e dhimbshme është largimi i trurit, i shtresës së mesme, profesionistëve dhe rinisë.”

Nëse buxheti i 2019 do të kishte një prioritet, ai duhet të ishte me patjetër ‘Buxheti i rikthimit të Trurit’ por që fatkeqësisht është ‘Buxheti i Dëbimit të Trurit’ shkruan Gjosha.

Ja postimi i plote:

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ngritur dje një nevojë jetike që ka sot Shqipëria, siç është ndalimi i emigracionit dhe lidhja e drejtë për drejtë me prioritetet e buxhetit të vitit të ardhshëm.

Ne po përballemi prej disa vitesh me fenomenin e largimit në masë të qytetarëve drejt vendeve më të zhvilluara. Disa nga pamundësia ekonomike, shumë prej tyre nga depresioni i thellë shoqëror në të cilën po kalon vendi por ajo çka është më e dhimbshme është largimi i trurit, i shtresës së mesme, profesionistëve dhe rinisë.

Nëse buxheti i 2019 do të kishte një prioritet, ai duhet të ishte me patjetër ‘Buxheti i rikthimit të Trurit’ por që fatkeqësisht është ‘Buxheti i Dëbimit të Trurit’!

Tre momente janë të rëndësishëm dhe që nuk vërehen në asnjë çast si pjesë e buxhetit të ardhshëm:

1. Aksesi në Arsim. Reforma në arsim dhe cilësia në mësimdhënie duhet të ishin prioritet kryesor që të përkthehej edhe në shifra. Shkenca vazhdon të mbetet një sektor i varfër ku kultura e kërkimit shkencor duket si mesjetë.

2. Aksesi në Punësim vazhdon të mbetet problemi më i madh pasi filozofia e qeverisë është goditja e biznesit nëpërmjet taksimit të lartë dhe gjobave. Klima mbështetëse ka vite që nuk ekziston më. Përfshirja në TVSH e biznesit me mbi 2milion Leke të ardhura ka sjellë mbylljen e rreth 11.214 bizneseve në vetëm 9 muajt e 2018. Për të mos analizuar më pas monopolizimin e investimeve në vetëm pak duar dhe duke e drejtuar vendin drejt mbylljes së mundësisë për investime të huaja.

3. Nevoja për meritokraci, siguri në punësim dhe vazhdimësi karriere. Nëse duhet të mbështesim profesionistët duhet nisur nga rritja e pagave, e deri te sistemi i rritjes në detyrë, në bazë të vlerësimeve periodike. Nëse nuk arrijmë të motivojmë punonjësit, largimi i trurit për fat të keq do të kthehet në fatkeqësi kombëtare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here