Tensionohet situata. Nga nesër e tutje do e mbrojmë pronën me armë…

0
235

Është tensionuar edhe sot protesta e banorëve në Astir. Protestuesit janë përplasur fizikisht  me banorë të tjerë, që sipas tyre janë policë civilë.

 “Nga nesër  e tutje do e mbrojmë pronën me armë, jo me duar në xhepa“, ka qenë paralajmërimi i banorëve në ditën e 17-të protestës.

“O Erjon o legen, prite popullin se po vjen’, ‘Qeveri hajdute’  ishin disa nga thirrjet e protestuesve sot tek Unaza e Re.

Në protestë për të mbështetur banorët është edhe një përfaqësi nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”.  Protestës së banorëve të Astirit i janë bashkuar edhe Robert Budina, Neritan Liçaj, Ervin Goci, por edhe deputetët e Partisë Demokratike (PD) dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI).

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here