Policia braktis qytetarët, merr në mbrojtje…

0
301

Për të 17-ën ditë më radhë banorët e zonës së ‘Astirit’ kanë protestuar duke bllokuar rrugën si shenjë kundërshtie ndaj vendimit për shembjen e banesave të tyre.

Në vendin ku banorët protestojnë dhe ku bllokojnë rrugën, nuk ishte i pranishëm asnjë punonjës policie. Edhe pse në disa raste ka pasur incidente ku banorët janë konfliktuar me shoferët të cilët bllokohen në trafik.

Teksa ka braktisur qytetarët duket se policia ka vendosur të marrë në mbrojtje kantierin e hapur pranë zonës ku protestojnë banorët nga firma ‘Salillari’, e cila është një nga tre kompanitë që ka fituar një prej loteve për ndërtimin e Unazës së Madhe.

Gazetari i News 24, Erion Skëndaj raportoi se janë tre furgona me punonjës të FNSH-ës që mbajnë të mbikëqyrur kantierin në fjalë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here