Standard.al

Mehmetaj: Shqipëria ka nevojë urgjente të ndryshojë…

0

Kejdi Mehmetaj

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve Shqipëria është në ditën e saj më të vështirë!
Ky vit i gjeti fëmijët e të rinjtë shqiptarë të pa shpresë; 79% e tyre duan të largohen 1 orë e më parë.
Kjo ditë i gjeti fëmijët me 150 shkolla të e mbyllura e me 44 degë më pak në universitete.
Këtë vit fëmijët dhe prindërit e tyre nuk e gjetën asfare veten në buxhetin PPP-ist të qeverisë. Buxhet i reduktuar për arsimin, i reduktuar për ndihmën sociale, i reduktuar në shëndetësi dhe i fryrë në taksa për familjet e thjeshta.
Ky vit i gjeti fëmijët me shkolla pa dyer e dritare, pa ngrohje, me tekste të dobët dhe mësues të pakualifikuar. Viti i ri po vjen pa çerdhe e kopshte, pa punë për prindërit, pa kujdes shëndetësor. Disa kjo ditë po i gjen edhe në varfëri ekstreme, pasi qeveria që shpenzon miliona euro për një rrugë, u heq familjeve 15 mijë lekëshin e ndihmës ekonomike.
Akoma edhe më keq, kjo ditë (e cila duhej të manifestonte të drejtat e fëmijëve) i gjen qindra fëmijë duke protestuar dhe luftuar fizikisht me shtetin për një nga të drejtat e tyre themelore: atë për strehim.
Sepse kjo qeveria jonë e konçesioneve dhe PPP-ve nuk e ka për turp edhe ti shoqërojë fëmijët në komisariate pse protestojnë kundër shembjes së shtëpive të tyre.
Ndoshta kjo është dita më e mirë për të reflektuar nëse e meriton shoqëria jonë ti rrisë fëmijët në këto kushte.
Shqipëria ka nevojë urgjente të ndryshojë. Ka nevojë të drejtohet nga njerëz të përgjegjshëm, humanë e me një plan serioz për ta nxjerrë vendin nga kjo krizë e thellë. Mbi të gjitha vendi ka nevojë të drejtohet nga ata që familjen e kanë të shenjtë e që për fëmijët e tyre do bënin çdo gjë. Vetëm kështu Shqipëria do të shohë ditë të bardha e me shpresë për të ardhmen.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.