‘Lazarati 2’ Tension tek Krimet të Rënda, familjarët karrige gjyqtarëve e gazetarëve

0
137

 

Apeli i  ka lënë në fuqi vendimin për dosjen ‘Lazarati 2’. Seanca është shoqëruar me tensione, ku familjaret kanë sulmuar gazetarët dhe gjyqtarët. Mësohet se familjarët kanë gjuajtur me karrige gjyqtarët, prokurorët dhe gazetarët. Situata është agravuar edhe më shumë, ndërsa familjarët lëshuan një sërë mallkimesh për togat e zeza. “Ju vdekshin fëmijët tuaj, fëmijët tanë janë të pafajshëm”, u shprehën ata.

Gjithçka që ndodhi pasi gjyqtari i çështjes “Lazarati” dhe vendimin me burg. Pas leximit të dënimeve, familjarët nisën përplasjet me gazetarët dhe gjyqtarët.

“Dhunë verbale ndaj gjyqtarëve dhe gazetarëve.  Gjyqtari Idriz Murkurti dha dënimin. Me pas familjarët  filluan të godisnin gjyqtarët dhe të thyenin gjithçka që iu zinte dora. Filluan të gjuajnë me çfarë kishin në dorë  dhe çfarë iu dilte përpara. Disa nga familjarët  janë shoqeruar”.

Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë, për të parandaluar precipitimin e mëtejshëm të situatës brenda ambienteve të Krimeve të Rënda, ndërkohë që disa prej familjarëve u shoqëruan në polici.

Kujtojmë se gjykata vendosi të dënojë me burg përjetë Arbion Alikon, dhe Borjan Boçian. Gjithashtu pretenca ka kërkuar 153 vite burg për 9 të akuzuarit e tjerë.

VENDIMI I APELIT 
Arbjan Aliko e Borjan Boçia, burg përjetë

Elvis Boçia 35 vite

Xhulio Malo 10 vite

Albion Aliko 17.6 vite

Elson Kazma 17.6 vite

Klodian Selimi 13 vite

Oltion Proko 9 vite

Dervish Çoko 18 vite

Rohan Hirja 18 vite

Iliaz Xhaferaj 15 vite

Vrasja e Ibrahim Bashës
Mesnatën, duke u gdhirë data 24 qershor 2015, forcat e policisë kanë nisur operacion në zonën e Lazaratit, pasi kishin informacione se disa të rinj po përgatiteshin për veprime kriminale. Gjatë kontrolleve, pranë qendrës së fshatit, forcat speciale të Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Xhulio Malo, i cili po drejtonte një mjet, ku gjendeshin armë të ndryshme dhe lëndë narkotike kokainë.

Pas arrestimit, forcat speciale kanë njoftuar kolegët e tyre, të cilët gjendeshin në një furgon, për të realizuar shoqërimin e Malos. Në momentin që furgoni po afrohej, ndaj tij është qëlluar me armë zjarri, nga një largësi rreth 200 metra. Nga goditjet me armë ka mbetur i vdekur efektivi i policisë, Ibrahim Basha, si edhe janë plagosur efektivët Jetmir Isai dhe Perlat Hamitaj. Në vijim të operacionit policor dhe, më tej, nga hetimet e drejtuara nga Prokuroria për Krime të Rënda, u arrit të identifikoheshin dhe të arrestoheshin 11 pjesëtarë të grupit të strukturuar kriminal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here