Fyerje ndaj fëmijëve autikë, te pezullohet nga PS-ja deputeti

0
125

 

Ditën e djeshme deputeti Alket Hyseni shkaktoi një ‘tërmet’ të vërtetë në rrjet dhe jo vetëm, për shkak se krahasoi ish-kryeministrin Sali Berisha me fëmijët autikë.

Në përpjekje për ti shërbyer sulmeve të tij politike, deputeti ‘harroi’ që termi i përdorur nga ai në drejtim, të ish-kryeministrit është një fyerje për shumë fëmijë dhe familje.

Psikologia Denada Toçe dhe Emanuela Pepkola Zaimi, dy përfaqësuese të shoqatave për fëmijët autikë kërkuan dje dorëheqjen e menjëhershme të deputetit Hyseni.

Këtyre zërave iu është bashkuar sot dhe pedagogu dhe aktivisti Erion Kristo. Ai i kërkon deputetit që fillimisht të kërkojë falje urgjente, dhe më pas të detyrohet që të punojë për një javë pranë këtyre fëmijëve, në mënyrë që të kuptojë poblematikat e tyre.

Po ashtu Kristo shkruan më tej se kërkon nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, të pezullojë Hysenin deri në qartësimin e kësaj çështjeje.

Keshilla miqesore per disa personazhe publike:
1. Z. Alket Hyseni, deputet i Partise Socialiste i cili ka fyer komunitetin e autikeve duke i diskriminuar ata, megjithese nuk e meritojne, te kerkoje falje publike urgjentisht.
2. Meqe falja nuk mjafton, ai te detyrohet te punoje prane femijeve te tille, per nje jave, qe ta kuptoje nga afer problemin.
3. Meqenese kjo nuk mjafton, ai te kthehet ne mbrojtes te te drejtave te personave autike apo me sindromen Doën.
4. Kryetari i grupit parlamentar te PS te pezulloje z. Hyseni derisa kjo situate te sqarohet.
5. Kryetari i Parlamentit te mbaje qendrim ne salle ndaj ketij deputeti.
6. Komisioneri per diskriminimin te beje publike proceduren e gjobitjes se deputetit.
7. Ftoj Avokaten e Popullit te pozicionohet.
8. Ftoj mediat shqiptare te reagojne per kete ceshtje.
P.S. Deri ketu jemi miqesore. Ju nuk do donit qe ne ta kthejme kete ceshtje ne nje kauze.
P.P.S. Kerkoj ndjese ndaj Denades dhe Emanueles per reagimin me vonese, por mendova se do kishte reagim direkt.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here