Theri babë e bijë, pranga 32-vjeçarit

0
142

 

Policia e Beratit ka arrestuar një 32-vjeçar, pasi gjatë një konflikti ka plagosur dy persona. Ngjarja në fjalë ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen “Çlirim”. Bëhet fjalë për shtetasin Fatjon Toska, banues në lagjen “Barikada”.

Burime zyrtare bënë me dije se të plagosur mbetën shtetasja me inicialet R.D., 23 vjeçe dhe babai i saj, 53-vjeçari me inicialet G.D., 53 vjeç, të dy banues në lagjen “Çlirim”. Fill pas ngjarjes babë e bijë u transportuan me urgjencë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë. Konflikti ka ndodhur për motive të dobëta. Ndërkohë mbi 32-vjeçari rëndon akuza “Plagosja e lehtë me dashje”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here